E marta e acartë, për sa kohë do të vazhdojnë temperaturat e tilla

  • A.P /
  • 25 January 2022 - 19:10
E marta e acartë, për sa kohë do të vazhdojnë temperaturat e tilla

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ftohta polare. Dita e martë edhe parashihej të ishte më e ftohta e kësaj jave.

Mot i acartë mbetet edhe në ditët e ardhshme, mirëpo që temperaturat gradualisht fillojnë të rriten, me maksimale edhe në vlera pozitive.

Sipas Prishtina Weather në ditën e mërkurë pritet të jetë shumë ftohtë, e kryesisht me vranësira.

Temperaturat minimale pritet të arrijnë deri në minus 10 gradë celsius derisa maksimalet deri në 1 gradë celsius.

(Kosova Sot Online)