Shqiptari që u vra në Ekuador e dërgonte kokainën me avion, pjesë e një bande të fuqishme një Tiranë

  • A.P /
  • 25 January 2022 - 20:17
Shqiptari që u vra në Ekuador e dërgonte kokainën me avion, pjesë e një bande të fuqishme një Tiranë

Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC” se shqiptari, Ergys Dashi që u ekzekutua pak ditë më parë në Ekuador ishte pikë kontakti e një organizate kriminale me qendër në Tiranë dhe që vepronte në Gjermani.

34-vjeçari nga Durrësi, që banonte në Tiranë, sipas Hoxhës prej gati tre vitesh jetonte në Ekuador dhe prej aty niste kokainën me avion nga aeroporti i Guayaquilit në drejtim të Frankfurtit.

Viktima nuk është një personazh i një kalibri të rëndësishëm, që ndodhen në Ekuador. Pozicionet më të rëndësishme aty i kanë shqiptarë që jetojnë prej vitesh aty, sikur ishte Adriatik Tresa, apo Gramoz Rexhepi që sapo ka dalë nga burgu” deklaroi ai.

Në fund, Hoxha tha se kjo ngjarje do të jetë shumë e vështirë të zbardhet, lidhur edhe nga distanca mes autoriteteve dhe mungesa e pikave të kontaktit. Shpresa e vetme, u shpreh ai, është “një dëshmitar i penduar mund të ndihmojë”.

(Kosova Sot Online)