Qeveria emëron bordin e ri të Postës, Kurti ‘garanton’ se asnjë drejtor s’ka qenë në ndonjë parti politike

  • E.K /
  • 26 January 2022 - 11:14
Qeveria emëron bordin e ri të Postës, Kurti ‘garanton’ se asnjë drejtor s’ka qenë në ndonjë parti politike

Qeveria e Kosovës e ka emëruar bordin e ri të Postës. Kryeministri Albin Kurti tha në mbledhjen e Ekzekutivit se përzgjedhja është bërë pas hapjes së një konkursi nga zyra e tij.

Në përbërjen e bordit të ri të Postës do të jenë Fadil Bejta, kryesues; Safie Beseni, anëtare; Hyrmete Mydyti, anëtare; Sebahate Krasniqi, anëtare; Visar Nura, anëtar dhe Gëzim Paci, anëtar.

Kryeministri tha se Thesari paraprakisht ka verifikuar disa kritere, ndër tjerash, nëse ndonjëri prej kandidatëve për drejtor ka qenë më herët pjesë e ndonjë partie politike.

“Besojmë që kjo përbërje është e plotë si për nga fusha profesionale, por edhe për nga përfaqësimi gjinor”, tha Kurti.

Mandati i të emëruarve zgjat tri vjet.

(Kosova Sot Online)