Sa para u shpenzuan vitin e kaluar për pagesën e policës kufitare për mërgimtarët, flet ministri Murati

  • E.K /
  • 26 January 2022 - 11:59
Sa para u shpenzuan vitin e kaluar për pagesën e policës kufitare për mërgimtarët, flet ministri Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në vitin 2021, qeveria ka shpenzuar rreth 3 milionë euro për pagesën e policës kufitare për mërgimtarët.

Murati në konferencën për media ka thënë se edhe në vitin 2022, shuma do të jetë përafërsisht e njëjtë.

“Shuma e parave të ndara për vitin 2022 mbetet fluide, ne kemi ndarë 5 milionë vitin e kaluar por s’janë shpenzuar të gjitha. Duhet të shoh edhe faturën e dhjetori por s’ka kaluar shifrën e 3 milionë eurove pra po besoj që edhe këtë vit do të jetë njëjtë”, tha Murati.

Ai poashtu tha se mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët është simbolike në krahasim me kontributin e tyre.

“Kjo konsideroj është një shumë simbolike në raport me kontributin që mërgata jep për ekonominë e Kosovës dhe në të ardhmen presim edhe investime nga ta”, tha Murati.

(Kosova Sot Online)