Qeveria Kurti duhet ta uli kokën për të punuar, populli ndëshkon nëse gabon e i kopjon ata të cilët kanë shitur, kanë vjedhur e kanë shkatërruar!

Qeveria Kurti duhet ta uli kokën për të punuar, populli ndëshkon nëse gabon e i kopjon ata të cilët kanë shitur, kanë vjedhur e kanë shkatërruar!
Qeveria Kurti duhet ta uli kokën për të punuar, populli ndëshkon nëse gabon e i kopjon ata të cilët kanë shitur, kanë vjedhur e kanë shkatërruar!

Faik Krasniqi

  • 26 January 2022 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi

Kam thënë që në fillim se gjerat duhet t'i kapni nga koka e jo nga bishti. Gjeni zgjidhje për problemet, duke filluar nga energjia elektrike. Ata kanë faj për shumë projekte të energjetikës që nuk i kanë bërë në këto dy dekada dhe për shumë gjëra tjera, por duke e parë që nuk kemi alternativë tjetër nuk është dashur ta refuzoni projektin për gazin, sepse për momentin nuk kemi pasur alternativë tjetër. Përndryshe i njëjti popull ju dërgon në opozite siç i dërgoi ata që po bëjnë zhurmë nga opozita. Pastaj e merrni ju rolin e tyre. Populli të ngritë, populli të zbritë në tokë.

-Ata qe vodhën, shiten e bënë çfarë mundën në këto dy dekada, populli i dërgoi në shtëpi, sepse e tepruan me çdo gjë. Në shëndetësi shihet tmerri i këtij vendi që është bërë në Kosovën e pasluftës. Të rrëqethet trupi. Është trishtim kur sheh prindin duke kërkuar para për ta dërguar fëmijën jashtë shtetit për shërim. Prandaj janë në opozitë. Ju nuk i keni bërë këto. Pa merak se askush nuk është naiv të besoj në gjëra të tilla. Por keni filluar me budallallëqe dhe ofendime. Normal që opozita do kapet pas premtimeve që keni bërë. Atë punë ka opozita dhe e ka me të drejtë.

Nuk ka pasur nevojë të bëni premtime të panevojshme. As qe nuk do ua paguani më energjinë elektrike serbëve, ashtu siç kanë bërë qeveritë e kaluara. As për shkarkimin e Lumezit dhe ardhjen e Elezit. Kuptohet që askush nuk ka shkop magjik për t'i zgjidhur të gjitha përnjëherë, por askush nuk ju ka faj që s'keni vënë afate kohore se kur e bëni këtë e kur atë. Keni filluar t'i jepni shenjat e para që jeni duke shkuar rrugës së tyre.

Edhe qeveritë e kaluara filluan me budallallëqe, ofendime, arrogancë dhe u zhytën thellë në korrupsion. Uleni kokën dhe punoni. Kam thënë që në fillim se gjerat duhet t'i kapni nga koka e jo nga bishti. Gjeni zgjidhje për problemet, duke filluar nga energjia elektrike. Ata kanë faj për shumë projekte të energjetikës që nuk i kanë bërë në këto dy dekada dhe për shumë gjëra tjera, por duke e parë që nuk kemi alternativë tjetër nuk është dashur ta refuzoni projektin për gazin, sepse për momentin nuk kemi pasur alternativë tjetër. Përndryshe i njëjti popull ju dërgon në opozite siç i dërgoi ata që po bëjnë zhurmë nga opozita. Pastaj e merrni ju rolin e tyre. Populli të ngritë, populli të zdritë në tokë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".