Policia zbulon inskenimin e një grabitjeje, arreston tre të dyshuar në Gjilan

  • E.K /
  • 26 January 2022 - 12:06
Policia zbulon inskenimin e një grabitjeje, arreston tre të dyshuar në Gjilan

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar në Livoq të Gjilanit, pasi të njëjtët në bashkëveprim kanë inskenuar grabitjen e një sasie parash nga njëri prej të dyshuarve.

Në njoftimin e Policisë thuhet se më 25.01.2022 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi njëri prej tyre, derisa ka qenë duke punuar në një kompani, dy të dyshuarit e tjerë ia kanë grabitur një shumë parash prej 1376 eurove.

“Gjatë intervistimit është vërtetuar se rasti është inskenuar në bashkëveprim mes të dyshuarve. Me vendim të prokurorit, të njëjtët janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)