Lexoni edhe:
Qeveria Kurti duhet ta uli kokën për të punuar, populli ndëshkon nëse gabon e i kopjon ata të cilët kanë shitur, kanë vjedhur e kanë shkatërruar!
Sot rreth orës 11:30, policia ka pranuar një informatë se në rrugën “Shala e Bajgores’’ në Mitrovicë në vendbanimin e tij, dyshohej për një person pa shenja jete.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit kompetente si dhe emergjenca nga Spitali Rajonal Mitrovicë, ku mjeku ka konstatuar se viktima M.T., 72 vjeçar, është pa shenja jete”, njofton policia.
Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori, dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.
(Kosova Sot Online)