Haradinaj vaksinohet me dozën e tretë antiCOVID-19

  • E.K /
  • 26 January 2022 - 14:54
Haradinaj vaksinohet me dozën e tretë antiCOVID-19

Ish-kryeministri, tani kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19.

Teksa ka treguar që tashmë është vaksinuar edhe me dozën e tretë, ai i ka kërkuar Qeverisë që t’i shfuqizojë masat antiCOVID-19 që hyrën në fuqi me 22 janar.

“Vaksina mbetet mbrojtja kryesore nga pandemia që e ka përfshirë globin. Unë sot e mora dozën e tretë përforcuese dhe ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të vaksinohen. Krejt format e tjera kushtëzuese e ndëshkuese ndaj qytetarëve dhe bizneseve, siç janë ora policore, mbyllja e gastronomisë dhe masat e tjera shtrënguese, janë të paefektshme dhe i kërkoj qeverisë që t’i heq ato”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)