Nxënësi në Malishevë 'i armatosur deri në dhëmbë', kapet me revole e fishekë

  • E.K /
  • 27 January 2022 - 10:40
Nxënësi në Malishevë 'i armatosur deri në dhëmbë', kapet me revole e fishekë

Një nxënës nga Malisheva është shoqëruar dje në Polici pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një revole me tre fishekë.

Për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ai pas intervistimit dhe urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Malishevë 26.01.2022 – 09:10.  Te një i dyshuari mashkull  kosovar (nxënës) është gjetur dhe konfiskuar një revole me tre fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pasi intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)