Një arkivol në mes të rrugës shqetëson qytetarët

  • A.P /
  • 27 January 2022 - 15:49
Një arkivol në mes të rrugës shqetëson qytetarët

Prezenca e një arkivoli në anë të rrugës krah shëtitores Taulantia ka çuditur mjaft qytetarë të Durrësit mëngjesin e sotëm.

Siç duket, arkivoli është vendosur në anë të rrugës dhe duket të jetë i padëmtuar.

Deri më tani nuk dihet se si ka përfunduar ai aty apo edhe qëllimi.

Simbolika e këtij objekti ka bërë që mjaft qytetarë të shfaqin shqetësim për prezencën e tij në afërsi të banesave të tyre, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kemi të bëjmë me një rastësi apo gjithçka është mesazh ndaj dikujt. 

(Kosova Sot Online)