Escobar për tokën e Manastirit të Deçanit: Respektimi i vendimeve gjyqësore nuk është çështje zgjedhjeje

  • A.P /
  • 27 January 2022 - 19:50
Escobar për tokën e Manastirit të Deçanit: Respektimi i vendimeve gjyqësore nuk është çështje zgjedhjeje

I dërguari i veçantë i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka bërë thirrje qeverisë aktuale të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit.

Escobar është deklaruar se vendimet gjyqësore nuk janë çështje zgjedhjeje dhe duhet të respektohen.

“Qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe këmbëngulës: ky rast ka të bëjë me sundimin e ligjit, jo etninë, politikën apo fenë. Vazhdojmë t’i bëjmë thirrje qeverisë që ta zbatojë vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese dhe ta regjistojë tokën”, deklaron ai.

“Qeveria Kurti është zgjedhur në bazë të platformës të fokusuar në forcimin e sundimit të ligjit. Respektimi i vendimeve gjyqësore nuk është çështje që mund të zgjedhësh dhe sigurisht nuk është çështje e negociatave, politikëbërjes apo ujdive”, potencon më tej ai.

(Kosova Sot Online)