COVID në shkolla, MAShTI apelon për vaksinim të fëmijëve mbi 12-vjeç

  • G.G /
  • 28 January 2022 - 13:45
COVID në shkolla, MAShTI apelon për vaksinim të fëmijëve mbi 12-vjeç

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Edona Maloku – Bërdyna ka njoftuar se mbi 1400 mësimdhënës dhe mbi 6 mijë nxënës janë të infektuar me COVID-19 në gjithë Kosovën.

Në një konferencë për media, Maloku – Bërdyna tha se: “Nga 23 mijë e 90 mësimdhënës, me COVID-19 janë 1489 mësimdhënës. Nga 298 mijë nxënës, janë mbi 6 mijëtë infektuar me COVID-19. Me skenarin rikthimi me prani fizike janë 672 shkolla, me skenarin A 7 shkolla, me skenarin B janë pesë shkolla, ndërsa në skenarin C janë 90 shkolla”, tha ajo.

Zëvendësministrja e MASHTI-t ka bërë thirrje për respektim të masave në shkolla dhe për vaksinim të fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare.

Ajo ka folur edhe për dy marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e arsimit të cilat janë miratuar ditë më parë në Kuvend.

(Kosova Sot Online)