Potera thotë se kreu i VV-së në Podujevë duhet të jetë i brumosur në parti dhe jo i harxhuar në partitë e tjera

  • E.K /
  • 29 January 2022 - 14:32
Potera thotë se kreu i VV-së në Podujevë duhet të jetë i brumosur në parti dhe jo i harxhuar në partitë e tjera

Ish-kandidati për kryetar komune, njëherit zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Ajet Potera, ka thënë se ky vit është me rëndësi për zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajeti ka thënë se në krye të qendrës së VV’së në Podujevë dhe qendrat e tjera, duhet të jenë njerëz që janë të brumosur me Vetëvendosjen, e jo njerëz që janë konsumuar nëpër parti të ndryshme.

“E assesi të infiltruar e kamufluar si Lëvizje VETËVENDOSJE! Aso që duan të marrin sipas tyre kalanë nga brenda, të tillë që kanë shëtitur e janë konsumuar nëpër parti të ndryshme.

Kur flasim për pozitat udhëheqëse duhet të jetë kriter që ai apo ajo duhet të ketë vite në Lëvizje për të pretenduar pozitën e drejtuesit”, ka shkruar Ajeti.

Postimi i tij i plotë:

Në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Ky vit është vit me rëndësi për zgjedhjet e brendshme.

Çdo aktivistë të ketë parasysh që nëpër pozita udhëheqëse të qendrave të Lëvizjes duhet të vijnë aktivistë që janë rritur, edukuar e brymosur me Lëvizjen. Djem e vajza, burra e gra të ndershëm, të sjellshëm, patriotë, të shkolluar, të afërt e aftë të sjellin frymën e bashkëpunimit, të rritjes e zgjerimit. Të udhëheqin me shembullin personal, me biografi e histori.

E assesi të infiltruar e kamufluar si Lëvizje VETËVENDOSJE! Aso që duan të marrin sipas tyre kalanë nga brenda, të tillë që kanë shëtitur e janë konsumuar nëpër parti të ndryshme.

Kur flasim për pozitat udhëheqëse duhet të jetë kriter që ai apo ajo duhet të ketë vite në Lëvizje për të pretenduar pozitën e drejtuesit.

Shumë prej nesh jemi të vonë në Lëvizje për të përmbushur kriteret, atëherë kur Lëvizja ka trasuar e shtruar rrugën përpara me shumë vështirësi. Prandaj ju takon atyre njëherë të udhëheqin me Lëvizjen që e krijuan edhe pse ata nuk e krijuan për veten e tyre por për të përbashkëtën. Por duhet edhe pak kohë e shumë punë sidomos nëpër qendra.

(Kosova Sot Online)