Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të Shtetit me kujdestari të shtuar për të mos u kontrabanduar dikush nga lidhja e vjetër me krimin e organizuar!

Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të Shtetit me kujdestari të shtuar për të mos u kontrabanduar dikush nga lidhja e vjetër me krimin e organizuar!

Hajrullah Tërnava

  • 29 January 2022 - 09:15

Shkruan:  ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Institucionet të cilat i luftojnë krimet në përgjithësi, është e kuptueshme se ato duhet të jenë në ato detyra me njerëz të pastër dhe të drejtë, sepse nga ata varet edhe jetësimi i ligjeve në ato vende, dhe nëse luftohet krimi në përgjithësi ashtu si duhet, edhe shteti do ti ketë rrugët e hapura drejtë qëllimeve të saja se ku duhet ta ketë vendin në mesin e shteteve ligjore më të avancuara në BE. Prandaj është momenti i duhur dhe vendimtar i fillimit të spastrimit të Prokurorisë së shtetit nga KOKA, tani kur po bëhen përgatitjet e fundit për zgjedhjen e prokurorit të ri të shtetit nga përbërja aktuale e KPK-së.

- Tani kur është në përfundim e sipër mandati i Prokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi, është pikërisht një provimi i madh për të filluar reformimin dhe ndryshimin sistematik në drejtësi, për ti hapur rrugë edhe VETTING-ut, duke u aktivizuar në procesin e monitorimit të afërt të ri kompozimit të kupolës së re drejtuese të Prokurorisë së Shtetit, me një prani të afërt në proces nga Shoqëria civile dhe ambasadat, nga instancat e larta të shtetit, Qeveria përmes Ministrisë së Drejtësisë, Kuvendi përmes Komisionit të ligjeve dhe në finale Presidenca dhe vendimi i Presidentes për ta dekretuar apo refuzuar kandidatin për kryeprokuror, varësisht nga kualiteti, personaliteti që do të nxirret në tavolinën e saj si i përzgjedhur nga ana e KPK-së.

Derisa tash po i skadon mandati Aleksandër Lumezit, është momenti i duhur që në vendin e tij të vjen një Kryeprokuror me kredibilitet, integritet moral, e profesional, dhe me guxim veprimi antikrim, për ta shkëputur amullin 14 vjeçare, sidomos pas shpalljes së pavarësisë, amulli në organin e akuzës që kishte bashkëjetesë dhe lidhje të ngushtë me krimin. Shqetësimin serioz për rrezikun e restaurimit të shtresës së njerëzve të lidhur me krimin në KPK e ka paraqitur nga distanca edhe Ish-prokurori Elez Blakaj, i cili me anë të një statusi të gjatë në Facebook ka thënë se Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucion që nuk ka kredibilitet dhe ka paralajmëruar parregullsi edhe në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit.

Blakaj ka thënë se KPK po përdoret nga disa persona për “ruajtje të monopolit dhe pushtetit për njërit tjetrin” dhe se të njëjtit i trajtojnë këto institucione si prona private. Ai ka thënë se të gjithë kemi parë këto vitet e fundit se si të njëjtit persona kanë bredhur në vazhdimësi nga një zyre tek tjera, duke e ndihmuar dhe favorizuar njëri tjetrin në pozita të ndryshme nga Këshilli Prokurorial për në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe po ashtu në pozita tjera në cilësi të kryeprokuroreve dhe anasjelltas, me qëllim të ruajtjes se monopolit dhe pushtetit për njëri tjetrin, duke i trajtuar këto institucione si të ishin pronë private. E sipas Blakajt, fotografi të njëjtë presim të shohim edhe tani me rastin e përzgjedhjes se Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas Blakajt qasja e Këshillit Prokurorial, sjelljet dhe veprimet e tyre, skandalet e shumta, vendimet e kundërligjshme, konflikti i interesit, transferet dhe avancimet me standarde të dyfishta, qartë kanë shpërfaqur fotografinë e vërtetë dhe mungesën e integritetit të këtij institucioni. Madje, për disa nga problemet brenda këtij institucioni kanë reaguar edhe raporte e opinione ndërkombëtare, si dhe partner e miq të cilët e kanë ndihmuar në vazhdimësi Këshillin Prokurorial. Ai ka kërkuar një monitorim shumë të përqendruar nga të gjithë mekanizmat e pa varur dhe Professional, nga institucionet përgjegjëse kushtetuese, sepse pozita e Kryeprokurorit të Shtetit është pozitë me interes të lartë publik, andaj edhe detyrat dhe përgjegjësit qe ka Kryeprokurori janë drejtpërdrejtë të ndërlidhura dhe në shërbim të publikut, e jo të grupit të njëjtë të personave të cilët po përgatiten ta zyrtarizojnë emrin e personit i cili është pjesë e këtij grupi.

Në situata të tilla kur e kemi rastin që në atë vend të rëndësishëm sikur që është Prokurori i Shtetit, ta emërojmë një personalitet autoritativ dhe të ligjshëm i cili do ti kontribuon të drejtës dhe jetësimit të ligjeve në jetën e përditshme të institucioneve shtetërore, e jo sikur deri më tani që e kishim këtë gjendje kaotike dhe si të përfolur me akuza të përditshme në aspektin negativ sa i përket këtij institucioni në fjalë. Zgjedhja e drejtë do të shihet dhe vërehet menjëherë në ditët në vijim, kur të fillojnë që të jetësohen të drejtat në ato institucione dhe në jetën e përditshme të qytetarëve në proceset e gjyqësisë, prokurorisë si dhe të institucioneve të tjera shtetërore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".