Vidhet një makinë klasike e shkrimit në pronën e hekurudhës së Kosovës

  • E /
  • 01 February 2022 - 12:40
Vidhet një makinë klasike e shkrimit në pronën e hekurudhës së Kosovës

Një person është ankuar në Policinë e Kosovës, se disa persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në pronën e hekurudhës së Kosovës.

Nga aty ata thuhet se kanë vjedhur një makinë klasike të shkrimit.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30 në rrugën “Zanat”, në Prizren.

Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)