A u intervistuan minatorët e Trepçës vetëm pse mbajtën grevë?

  • E.K /
  • 01 February 2022 - 15:38
A u intervistuan minatorët e Trepçës vetëm pse mbajtën grevë?

Mediat lokale në Mitrovicë raportojnë për shoqërimin në polici të minatorëve që kanë hyrë në grevë. Media ka kontaktuar me Policinë Rajonale të Mitrovicës, por e kanë mohuar një gjë të tillë.

Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve “Trepça”, tha se nuk ka informacione për intervistimin e minatorëve për ditën e sotme, por tha se dje e ka takuar një minator dhe i njëjti i ka thënë se është marrë në pyetje dje nga policia.

Sipas mediave lokale, minatorët që janë intervistuar nga policia janë ata që u ngujuan në horizontin e 10-të të minierës për të protestuar në lidhje me rikthimin e 10 minatorëve që u larguan nga puna.

(Kosova Sot Online)