Po vijnë ditë të zeza për strukturat e inkriminuara të SHIK-ut të instaluara në sistemin e drejtësisë

Po vijnë ditë të zeza për strukturat e inkriminuara të SHIK-ut të instaluara në sistemin e drejtësisë

Hajrullah Tërnava

  • 01 February 2022 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Nëse në krye të këtij posti, atë të Prokurorit të emërohet njeriu me një të kaluar të pastër e që si ka takua asnjë partie apo klani të fëlliqtë deri më tani, e sidomos nëse nuk ka pasur poste të larta në të kaluarën kur në funksion ishte SHIK-u, dhe nëse nuk i ka takuar kësaj strukture të SHIK-ut, që në atë kohë nuk ka mundur askush të avancohet pa lejen e tij, atëherë edhe populli duhet të jetë optimist sepse po lëvizet drejt demokracisë dhe sistemeve ligjore evropiane.

Shërbimi i prokurorisë konsiderohet si më i rëndësishmi në luftimin e krimeve në përgjithësi, pra edhe në institucionet e drejtësisë. Prandaj tani është shumë se kurrë e rëndësishme që në këtë post të emërohet personi me një të kaluar profesionale të pastër, ashtu si e parasheh ligji, dhe gjatë angazhimit të tij në këto institucione që ka tregua profesionalizëm dhe afinitet zyrtar dhe i cili e ka një të kaluar të pastër karshi ligjit por edhe aspektit kombëtar, të jetë jo partiak.

Koha për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të shtetit po afron, e meqenëse se ky post është një ndër të rrallët që merret vetëm me tematikat e krimeve në përgjithësi, zgjedhja e tij është momenti vendimtar i fillimit të pastrimit të këtij institucioni themeli i sistemit të drejtësisë, nga struktura e shtresuar zyrtarëve, prokurorëve të deleguar dhe emëruar nga SHIK-u, që nga koha e UNMIK-ut, në mandatin e EULEX-it dhe për të vazhduar në kontinuitet edhe në këto 13 vitet e fundit pas pavarësisë së shtetit të Kosovës. Sa do të mundë të ndikohet në identifikimin dhe seleksionimin e kandidatëve për këtë pozitë nga monitorimi i ndërkombëtarëve, nga ambasadat e shteteve më të fuqishme që e kanë mbështetur ndërtimin e këtij sistemi, sikur që është ajo e SHBA-ve Britanisë së madhe dhe Gjermanisë, shtete këto të cilat në drejtësi kanë investuar edhe me ekspertizë ligjore profesionale, por edhe me mbështetje të pa kursyeshme materiale, fushata trajnimi dhe edukimi moral e profesional për prokurorët dhe gjyqtarët e shteti të ri të Kosovës është një çështje që do të shihet në finale, por duhet pritur e besuar pozitivisht.

Në këtë fazë fillestare janë katër figura me pozicione të rëndësishme në sistemin prokurorial që po pritet të synojnë pozitën e kryeprokurorit të shtetit. Sipas medieve në mesin e tyre pritet të jetë edhe Blerim Isufaj aktualisht kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, kryeprokurori i Prishtinës, Kujtim Munishi, prokurori Shqipdon Fazliu, aktualisht koordinator për luftimin e krimeve ekonomike, dhe Armend Hamiti i cili veç ka konfirmuar se do të jetë kandidate për kryeprokuror të shtetit. Ne nuk e kemi të drejtën të paragjykojmë e as të provojmë që me opinionet tona të ndikojmë as pozitivisht dhe as negativisht për asnjërin prej tyre. Mekanizmat e vlerësimit dhe të testimit duhet të jenë plotësisht të pa varur dhe me guxim profesional. Konkursi është hapur më 17 janar të këtij viti, kurse mandati 7-vjeçar i kryeprokurorit aktual të shtetit, Aleksandër Lumezit do të përfundoj më 21 prill 2022.

Ajo që ka rëndësi në këtë rast, ka të bëjë me faktin se ardhja një krye të KPK-së e një personaliteti të guximshëm dhe të pa ndikuar nga SHIK-u e nëntoka e krimit të organizuar, do të jetë me shumë peshë edhe për ta mbështetur procesin e reformës në sistem, pasi që përbërja e tashme e KPK-s por dhe KGJK-së janë pozicionuar kundër Ligjit Vetting duke provuar për ta penguar atë me mos bashkëpunim në kudër të grupit punues i cili e ka finalizuar draftin e ligjit, madje edhe ka pranuar komentet e para pozitive nga komisioni i Venecias. Nëse në krye të këtij posti, atë të Prokurorit të emërohet njeriu me një të kaluar të pastër e që si ka takua asnjë partie apo klani të fëlliqtë deri më tani, e sidomos nëse nuk ka pasur poste të larta në të kaluarën kur në funksion ishte SHIK-u, dhe nëse nuk i ka takuar kësaj strukture të SHIK-ut, që në atë kohë nuk ka mundur askush të avancohet pa lejen e tij, atëherë edhe populli duhet të jetë optimist sepse po lëvizet drejtë demokracisë dhe sistemeve ligjore evropiane. Nuk duhet lejuar si deri më tani që këto institucione të drejtësisë ishin nen kontrollin e SHIK-ut, dhe ju shërbenin atyre, sikur që kemi raste të të akuzuarve e që janë akuzuar për vepra të rënda dhe nga ato veprime kriminale skajshmërisht janë pasuruar, që pasuria e tyre vërehet edhe me një vështrim dhe pamje nga larg.

Të tillët si të akuzuar në të kaluarën janë përgjigjur për vepra të rënda kriminale, dhe por asnjëri nga ata nuk është shpallur fajtor, deri në vjetërsimin-përshkrimin e lëndëve të tyre. Nën ndikimin e strukturave komanduese të SHIK-ut, kemi pasur ndonjë rast kur edhe peshqit e mëdhenj të krimit e korrupsionit janë dënuar kryesisht vetëm me improvizim të veprave të lehta të krimit, prandaj edhe bota civilizuese evropiane shpesh herë na e ka tërheq vërejtjen që ta luftojmë pa kompromis krimin nëse duam ti bashkëngjitmi BE-së. Deri tash nuk është për tu habitur pse jemi shteti më i izoluar në botë, por tash e tutje, muajt në vijim duhet të presim nga prokuroria me prokurorin e ri që do të emërohet, që do të jetë në krye të detyrës në zbatim të ligjit dhe në mënyrë të pamëshirshme të shkunden nga pluhuri e të gjykohen ato lëndë të mbetura të fjetur me vite të tëra nëpër sirtarët e institucioneve të drejtësisë, si dhe në mënyrë të pamëshirshme ta luftojnë krimin pavarësisht se për kë bëhet fjalë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".