
Pantina: Ambasadorët e Kosovës kryesisht kanë qenë njerëz me integritet

Shqipe Pantina ka vlerësuar se sistemi diplomatik i Kosovës është në gjendje të mirë.
Ajo ka deklaruar se tek ambasadorët që ka pasur Kosova nuk ka pasur aq skandale dhe se kanë qenë persona me integritet.
Sipas saj, diplomacia e jashtme ka çaluar më shumë tek zyrtarët e raundit të dytë dhe të drejtë.
“Ka vend për përmirësim por ambasadorët kanë qenë kryesisht njerëz me integritet. Aty ka çalon më shumë sistemi ynë diplomatik dhe ai konsullor, zyrtarët e rangut të dytë e të tretë, e sidomos ai konsullor kanë qenë më pak profesionistë dhe kemi pasur nganjëherë edhe skandale por ambasadoret kryesisht na kanë përfaqësuar mirë dhe drejtë. Nuk ka shumë skandale dhe nëse ka rastet janë të izoluara”, ka thënë ajo.
(Kosova Sot Online)