
Lexoni edhe:
Përleshje te Pallati i Drejtësisë, një i dyshuar sulmon dhe kanos viktimën
Mediat ekuadoriane i kanë kushtuar një tjetër artikull Ergys Dashit i cili u ekzekutua para disa ditësh në një lokal në Guajakil.
Sipas mediave policia ka identifikuar disa anëtarë të bandës evropiane të përfshirë në pastrim parash dhe trafik, ku mes tyre ishte dhe 34-vjeçari.
Përleshje te Pallati i Drejtësisë, një i dyshuar sulmon dhe kanos viktimënLexoni edhe:
“Ky është rasti i Ergys Dashit, i vrarë në Guajakil, një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e Interpolit. Informacioni i mbledhur nga ky organ policor ndërkombëtar paralajmëron se shqiptari është një nga drejtuesit më të rëndësishëm të trafikut të drogës në Evropë dhe Azi”, shkruhet më tej portali Info Bae.
Më tej në arkull shkruhet se Ergys Dashi ishte një person i cili në Ekuador nuk kishte precedentë penalë dhe se ekseprtët e inteligjencës kanë zbuluar se pas ekzekutimit të tij nuk qëndrojnë vetëm mafiozët e Kolumbisë dhe Meksikës, por dhe ata të Amërikës Qendrore, Brzili dhe Evropës.
“Ishte aq i fshehtë sa në Ekuador ai nuk kishte precedentë penalë. Edhe natën që vdiq ai ishte në një restorant në veri të qytetit. Atje ai u rrethua nga persona të armatosur të cilët e qëlluan mbi 20 herë. Ekspertët e inteligjencës kanë zbuluar se pas kësaj vrasje nuk qëndronin vetëm mafiozët e Kolumbisë dhe Meksikës, por edhe të Amerikës Qendrore, Brazilit apo Evropës,” mbyllet artikulli.
(Kosova Sot Online)