Përleshje te Pallati i Drejtësisë, një i dyshuar sulmon dhe kanos viktimën

  • E.K /
  • 02 February 2022 - 14:32
Përleshje te Pallati i Drejtësisë, një i dyshuar sulmon dhe kanos viktimën

Një përleshje ka ndodhur sot në Pallatin e Drejtësisë. Një i dyshuar ka sulmuar dhe kanosur viktimën.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot nga njësia policore e  stacionit Jugu, është arrestuar një i dyshuar për një rast sulmi dhe kanosjeje.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në Pallatin e Drejtësisë, me ç’ rast i dyshuari kishte sulmuar dhe kanosur viktimën. I dyshuari; G. S,  mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh. Me qëllim të sqarimin dhe zbardhjes së plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale  ”Sulm & Kanosje””, ka thënë Borovci.

(Kosova Sot Online)