
Lajçak ndalet në pikëkalimin kufitar të ndërtuar për policitë e Kosovës e Serbisë

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka vizituar pikëkalimin e përbashkët kufitar në Mutivodë gjatë rrugës për në Beograd.
Lajcak ka thënë se shpreson që ky pikëkalim kufitar të shfrytëzohet nga dy palët, Kosova e Serbia.
“Rrugës nga Prishtina për në Beograd, vizitova objektin e pikëkalimit të përbashkët kufitar të ndërtuar nga BE-ja. Është rezultat konkret i dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, përfitues për të gjitha komunitetet dhe lirisë së tyre të lëvizjes. Shpresoj ta shoh së shpejt në operim të plotë dhe të shfrytëzueshëm nga dy palët”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)