Marrëveshja me Gjermaninë që synon të rrisë punësimin e të rinjve në Kosovë

  • A.P /
  • 03 February 2022 - 19:25
Marrëveshja me Gjermaninë që synon të rrisë punësimin e të rinjve në Kosovë

Është nënshkruar sot Marrëveshja Zbatuese e Projektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermane “Aftësimi për Tregun e Punës” (“Fit for Jobs”).

Projekti synon të rrisë punësueshmërinë e të rinjve në Kosovë përmes përmirësimit të arsimit profesional të orientuar kah tregu i punës, orientimit në karrierë dhe përmirësimit të qasjes së të rinjve në shërbimet e tregut të punës.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtorit të GIZ Kosova, David Oberhuber, në praninë e Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde dhe udhëheqësit të këtij projekti, Tobias Seiberlich.

Me këtë rast, ministrja Nagavci e falënderoi ambasadorin Rohde për mbështetjen e madhe që ka dhënë Gjermania për vendin tonë, veçanërisht në fushën e arsimit përmes projekteve të rëndësishme zhvillimore. Ajo përmendi kontributin e vazhdueshëm të GIZ- në zhvillimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, segment ky që është edhe në fokus të Qeverisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)