Hamiti për deklaratën e gazetarit gjerman: Rugova përfaqësoi vullnetin e shqiptarëve, interpretimet për ndarje janë të pasakta

  • A.P /
  • 03 February 2022 - 20:16
Hamiti për deklaratën e gazetarit gjerman: Rugova përfaqësoi vullnetin e shqiptarëve, interpretimet për ndarje janë të pasakta

Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thotë se deklarata e sotme e gazetarit gjerman për tri opsionet që i ka propozuar Ibrahim Rugova për zgjidhjen e problemit të Kosovës kanë ardhur nga Këshilli Koordinues i Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi ku Rugova ishte kryesues.  

Hamiti thotë se opsioni i parë edhe është realizuar, pasi Kosova është sot shtet i pavarur. Propozimet kanë ardhur nga 11 parti shqiptare, e ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ka qenë ai që e ka kryesuar takiemt me diplomatët ndërkombëtar, e edhe në këtë rast me diplomatë nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Norvegjia.

Hamiti thotë se pretendimet që Rugova nuk ka qenë i brengosur me ndarjen e veriut nuk janë të sakta. Ai thotë se të gjitha partitë ishin përfaqësuese të vullnetit të popullit shqiptar të Kosovës e cila përbente më shumë se 10% të popullsisë në Kosovë.  

“Tri opsionet që Ibrahim Rugova po del se i ka diskutuar me diplomatë perëndimorë (nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Norvegjia) në dhjetor të vitit 1991, simbas gazetarit të gazetës gjermane “Frankufter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, janë tri opsionet e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi, kryetar i të cilit ka qenë ai, shpallur më 11 tetor 1991 në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)