Vdes një grua në aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”, goditi shtyllën e urës me veturë

  • E.K /
  • 04 February 2022 - 09:54
Vdes një grua në aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”, goditi shtyllën e urës me veturë

Një grua ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes në kilometrin e 5-të Prishtinë-Lipjan, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktima është aksidentuar me veturën e saj dhe ka goditur shtyllën e urës e cila ndodhet në autostradë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

“Autostrada Arbën Xhaferi KM5 Prishtinë Lipjan (NN) 03.02.2022 – 14:00. Është raportuar se një femër kosovare me veturën e saj është aksidentuar dhe ka goditur shtyllën e urës e cila ndodhet në autostradë. Si pasojë ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Si pasoj e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)