“Burg të përjetshëm për tradhti kombëtare kundër ish-kryeministrave, Hashim Thaçit dhe Isa Mustafa”

“Burg të përjetshëm për tradhti kombëtare kundër ish-kryeministrave, Hashim Thaçit dhe Isa Mustafa”
“Burg të përjetshëm për tradhti kombëtare kundër ish-kryeministrave, Hashim Thaçit dhe Isa Mustafa”

Muhamet Kelmendi

  • 04 February 2022 - 07:51

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Pushteti i ka votat për t'i zgjidhur problemet, e jo veç për tu ankuar. Për veprimet antishtetërore që mundë të ndodhin, nga Presidenti, nga Qeveria dhe qytetarët, që mendohet se janë vepra penale, sidomos ato nga pozitat e shtetit, duhet ti dërgohen si lëndë Prokurorisë Speciale dhe ajo vendos për hapjen apo jo të hetimeve edhe kur janë në pyetje për ish-udhëheqësit e vendit.

Mbi faktet që mblidhen nga Prokuroria Speciale ngritët apo përfundon procedura kundër çdo të dyshuari. Në Kodin Penal theksohet taksativisht vepra penale që kryhet nga pozitat e pushtetit. "Kush me vetëdije apo pa të nënshkruan marrëveshje që dëmtojnë pjesërisht apo në tërësi tërësinë territoriale, ose e vënë një pjesë të Republikës nën sovranitetin e huaj dënohet me së paku me 5 vjet deri me burg të përjetshëm". Ky është përkufizimi juridik nga nenet 120/123 të Kodit Penal. Ky është dënimi që është sanksionuar.

Tani a konsiderohen dy marrëveshjet, ajo e vitit 2013 dhe 2015 për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, të nënshkruara nga z.Thaçi dhe z. Mustafa, në vepër të tillë penale, i takon gjykatës në shqyrtim kryesor dhe me aktgjykim të vendos. Ajo që nuk arsyetohet kurrsesi është fakti se as Presidentja, as Kryeministri apo ndonjë Ministër, deputet i pozitës, nuk ka të drejtë që dështimet t'i arsyeton me nënshkrimin e z. Thaçi dhe të z. Mustafa, të dhënë për Asociacion. Populli i ka zgjedhur dhe i ka vendosur në pushtet për të i zgjidhur çështjet. Këtej edhe për Asociacion dhe çështjet tjera të shtetit. VV dhe z. Kurti e z. Osmani i morën votat. Ankesat janë pa vend. Një a dy herë përsëriten gabimet, por jo vazhdimisht dhe më keq, i përsëritin për të arsyetuar eventualisht dështimet e pushtetit. Kështu nuk ecë çështja përpara.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".