
Lexoni edhe:
Eskobar e Lajçak e pranojnë asociacionin pa kompetenca ekzekutive
Ministri i Bujqësisë dhe zyrtari i “GUXO”, Faton Peci, në një intervistë në Kanal 10 ka bërë një krahasim në mes të ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, dhe presidentes aktuale, Vjosa Osmanit.
Peci thotë se Rugova dhe Osmani janë dy prej figurave më të rëndësishme të përfaqësimit të Kosovës, ndërkohë shton se në disa aspekte Vjosa Osmani e tejkalon edhe Rugovën.
Eskobar e Lajçak e pranojnë asociacionin pa kompetenca ekzekutiveLexoni edhe:
“Unë mendoj që Vjosa Osmani është bashkë me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, dy prej figurave më të rëndësishëm dhe me përfaqësimin më dinjitoz që i kanë dhënë, në të kaluarën presidenti Rugova, ndërsa aktualisht Vjosa Osmani është duke e përfaqësuar Kosovën në mënyrën po aq dinjitoze, ndoshta në disa aspekte të prezantimit edhe përtej kësaj”, ka thënë Peci .
Pas kësaj, drejtuesi i emisionit Xhemajl Rexha ka ndërhyrë me pyetje.
“Edhe përtej, edhe më mirë se presidenti Rugova”, ka pyetur Rexha.
Ministri Peci është përgjigjur me “Po”, dhe ka numëruar disa prej avantazheve që sipas tij i ka presidentja Osmani.
“Po, presidenti Rugova ka pasur afinitet me kriju miq dhe aleanca, po megjithatë nuk.. secili i ka pjesët më të forta dhe më të dobëta. Pjesa më e fortë e presidentes aktuale Osmani është prezantimi shumë dinjitoz para forumeve, ku audiencë mundet me pas edhe personalitete shumë të rëndësishme politike, të komunitetit të bizneseve dhe çështjeve të tjera. Kështu që Vjosa e ka këtë afinitet me prezantu në mënyrë brilante. Edhe avantazhi tjetër është, i saj është njohja e nivelit shumë të lartë të gjuhëve të huaja, thjesht ja krijon aureolën e një përfaqësimi shumë të lartë dhe dinjitoz në arenën ndërkombëtare”, ka shtuar Peci.
(Kosova Sot Online)