Eskobar e Lajçak e pranojnë asociacionin pa kompetenca ekzekutive

Eskobar e Lajçak e pranojnë asociacionin pa kompetenca ekzekutive

Hajrullah Tërnava

  • 04 February 2022 - 07:39

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Bisedimet kaq të gjata që ishin tash e mbi dhjetë vite, për tu arritur njohja e pavarësisë reciproke mes Serbisë dhe Kosovës dhe të ndërmjetësuara nga përfaqësuesit e BE-së, deri më tani ishin të pasuksesshme, sepse përfaqësuesit e Kosovës të angazhuar në atë proces bënë shkelje kushtetuese në vitin 2013 si dhe në vitin 2015, e që ato gabime të bëra nga ata, historia e kombit edhe në të ardhmen nuk do ti harroj por do ti kujton e gjykon si tradhti ndaj shtetit e kombit sepse ishin shkelje e rëndë kushtetuese

Duke u bazuar në një agjendë të gabuar të dialogut të zhvilluar vite më parë nga qeveritë e kaluara, janë firmosur dhe aprovuar marrëveshje të dëmshme në kurriz të shtetit të Kosovës që tani na kanë krijuar pengesa të shumta, dhe faktori ndërkombëtar deri me tani me këmbëngulje ka kërkuar të jetësohen ato marrëveshje të nënshkruara që edhe Kushtetuta e Kosovës i ka shpallur si të kundërligjshme. Kjo ka ndodhë me Marrëveshjen e Asociacionit e cila është konstatuar me shkelje të 23 neneve jashtë kushtetutës.

Fatmirësisht me aktivizimin e Gjykatës Speciale, njerëzit që gjenden në burg nga Gjykata Speciale ishin aktor të atyre marrëveshjeve dhe përgjegjësit kryesor për tendencat e copëtimit të Kosovës, e ku një nga ata skenar ishte edhe nënshkrimi i Asociacionit të komunave serbe, si shans e dytë që po afrohet edhe nga ndërkombëtarët e me të cilin deklarojnë se duhet të pajtohen përfaqësuesit e të dy shteteve. Për të mos rrëshqitur në një zgjidhje të gabuar, është një fat i madh i joni që kjo Qeveria Kurti është në pushtet dhe po e luan një rrol të fort kushtetues të mbrojtjes së shtetit të Kosovës, në favor të popullit të Kosovës dhe kushtetutës së sajë. Tani po shihet qartë se edhe faktori ndërkombëtar, me angazhimin e përfaqësuesit Amerikan së bashku me përfaqësuesin e BE-së, po e shohin që zgjidhja e problemit mes Kosovës dhe Serbisë është tek formula e njohjes reciproke, që do të jetë edhe angazhimi i të dy përfaqësuesve nga SHBA dhe BE- njohje që do të ndodhë shpejtë, duke hedhur poshtë projektin nëpërmes i copëtimit të territorit apo Asociacioni që u shpall antikushtetues, e që nuk janë më në kombinim.

Edhe me qenë se një Asociacion mund të ndodhë ai nuk do ti kalon kompetencat kushtetuese, prandaj gjasat janë se në të ardhmen e afërt të ndërmjetësimit mes Serbisë dhe Kosovës që do ta udhëheqin Eskobar dhe Lajçak do të arrihet marrëveshja finale me njohje dypalëshe pa kushte. Kjo çështje do të përshpejtohet dhe sukseset nuk do të mungojnë, prandaj agjenda e përqendruar treditore e Zëvendës ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Gabriel Escobar, njëherësh i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe vazhdimi i të njëjtës agjendë për në Beograd, është treguesi i qartë për qëllimin e përbashkët SHBA-BE që zgjidhja e problemit të pas luftës mes Kosovës dhe Serbisë të merr epilog me njohje reciproke, brenda një periudhe sa më të shpejtë kohore.

Tani është momenti që duhet të shfrytëzohet kjo mundësi e ndërmjetësimit rreth marrëveshjes së rëndësishme për njohje reciproke, prandaj pikërisht tash është momenti që me angazhimin e shtuar të amerikanëve në proces, Kosova duhet të bëjë hapa konkretë drejt qartësimit të pozicionit nacional për platformën e marrëveshjes finale me Serbinë duke i tejkaluar në këtë moment kritik dhe historikë dallimet politike, inatet për pushtet dhe duke u rreshtuar në një qëndrim në politikën e qartë të interesit vetëm për shtet.

Gjithsesi se tani në këtë moment është topi në fushë lojën e unitetit dhe veprimit të matur e të mençur politik të lidershipit të Kosovës, pasi që për herë të parë përfaqësuesit e SHBA-ve dhe BE-së zgjidhjen e shohin duke respektuar sovranitetin dhe integritetin e plotë të shtetit të Kosovës, por duke i dhënë zgjidhje edhe çështjes së Asociacionit, me një formulë ndryshe nga ajo që e kanë firmosur me marrëveshjen e vitit 2013 Hashim Thaçi dhe më 2015 Isa Mustafa, një krijesë hibride autonome me kompetenca që del shtet mbi shtet dhe prodhon kriza të brendshme, kriza përtej rajonit me destabilitet. Qëndrimi i dyshes Eskobar Lojcak ndaj formulës finale të marrëveshjes me Serbin është një mesazh i mirë, sepse bashkimi i SHBA-së me Evropën për problematikën e Kosovës kaherë është parë tepër i domosdoshëm, kështu që tash edhe vizita e këtyre dy personaliteteve po e shënon zyrtarisht një interesim shumë të jashtëzakonshëm që t’i japin sa më shpejtë që është e mundur epilog problematikës mes Kosovës dhe Serbisë.

Pikërisht takimet e ndara të z. Eskobar dhe Lojcak me përfaqësuesit e partive politike në opozitë, treguan se ata janë dhe detyrohen të jenë bashkëpunues e të dëgjueshëm vetëm kur janë nën presion ndërkombëtar, për çka vetëm pas ftesave që ju bënë atyre në takime konsultative “konstruktive” në ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë. Ky angazhim i përbashkët i këtyre përfaqësuesve në fjalë që po e ndërmjetësojnë këtë situatë tani, po na bindin se marrëveshja e njohjeve në baza të reciprocitetit mes Serbisë dhe Kosovës do te ndodhin, por ky pajtim dhe njohje do të zgjerohet edhe në tjerat shtete të Ballkanit dhe si shpejti të gjithëve së bashku do të duhet të ju çelen kufijtë e anëtarësimit në BE, aty ku e kanë vendin dhe që i takojnë këtij kontinenti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".