Zeka: Ka deputetë që me pare të shtetit ua mbushin veturat me derivate grave dhe dashnoreve të tyre

  • E.K /
  • 04 February 2022 - 12:15
Zeka: Ka deputetë që me pare të shtetit ua mbushin veturat me derivate grave dhe dashnoreve të tyre

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka treguar për keqpërdorimin e karburanteve nga përfaqësuesit e popullit.

Ai ka theksuar se shumë shpesh deputetët karburentet që ua jep Kuvendi, me to ua mbushin makinat grave të tyre, por sipas tij edhe dashnoreve.

“Ka deputetë që me pare të shtetit ua mbushin veturat me derivate grave dhe dashnoreve të tyre”, ka theksuar ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

(Kosova Sot Online)