
Kandidatja e VV-së për deputete: Është tentuar të keqpërdoren reagimet e VV-së për shpenzimet e karburantit

Ish-kandidatja për deputet e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Shala ka komentuar shpenzimet e deputetëve për karburante.
Ajo ka deklaruar se ka pasur tendencë që të keqpërdoren reagimet e zyrtarëve dhe aktivistët e VV-së lidhur me këtë çështje.
“E shoh që pat edhe tendencë që të keqpërdoret edhe reagimi i zyrtareve apo aktivistëve të VV-së. Ne bashkë kemi punuar edhe me deputetët e Lëvizjes që të fitojmë dhe të qeverisim ndryshe nga çdo herë tjerë. Ne po jetojmë në një shtet ku për 23 vite është keqpërdorur paraja publike. Nuk po du me iu ndal tek deputet e partive tjera politike. Për ata nuk po është e çuditshme po për deputetët e VV-së po.”, ka thënë ajo.
“Pati edhe tek deputetët e VV-së që jetojnë në Prishtinë mirëpo i kanë marr paratë për kompensimin e rrugës që e bëjnë. Këtu më vjen keq nëse preket ndonjë deputet që e merr vetëm pagën e deputet, në reagimin tim e ceka më shumë problematikën që të rinjtë tanë po aplikojnë shumë në shtete tjera.
(Kosova Sot Online)