Borë, shi e mjegull, moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

  • S.A /
  • 05 February 2022 - 08:12
Borë, shi e mjegull, moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot jo shumë i ftohtë. Të shtunën do të ketë vranësira, e të dielën kthjellime. Nga e hëna në mbrëmje priten edhe reshje bore. Ditëve të fundjavës, parashihet të mbajë mot jo edhe aq i ftohtë.  Të shtunën do të ketë edhe vransira, orëve të pasdites me mundësi për riga lokale shiu, e ditën e diel kryesisht me diell.

Gjatë ditës së hënë do të mbajë mot i butë, e me kalimin e një fronti të ftohtë mbi rajon, priten reshje shiu, që më vonë, me rënie të temperaturave të shndërrohen edhe në borë.  Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe mëngjesin e ditës së martë, ku do të mbajë edhe mot më i ftohtë e me erë.  Të mërkurën më butë dhe kryesisht me vransira.

Në fundjavë indeksi i clësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, e ditën e hënë, kur pritet të ketë qarkullim më të mirë ajror, që edhe shpërndanë ndotësit ajror, të zbres në vlera të pranueshme dhe të mira. 

5.02 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

6.02 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Përgjatë ultësirave mundësi për mjegull orëve të mëngjesit.

7.02 – Më butë, kryesisht me vransira dhe riga lokale shiu. Pasdite reshjet e shiut përfshinë gjithë vendin, e në mbrëmje me rënie të temperaturave edhe shndërrohen në borë.

8.02 – Kryesisht me vransira.  Mëngjesit vende-vende vazhdojnë reshjet e dobët të borës.

9.02 – Paradite intervale me diell.  Ditën më butë, me shtim të vransirave.

Temperaturat me tendencë të rritjes deri ditën e hënë.  Minimalet do të luhaten nga -5C deri në 0C, ndërsa maksimalet shënojnë rritje deri në 9C ditën e hënë, e të martën zbresin në 3C.

Era do të fryjë e lehtë drejtimesh të ndryshme në fundjavë, ndërsa ditën e hënë edhe mesatare 5-10m/s nga jugu, e gjatë mbrëmjes ndryshon drejtimin në veriore.  Të martën me hove edhe deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale në fundjavë, e të hënën zbret përreth vlerave normale.

https://www.facebook.com/PrishtinaWeather/posts/4845788945468820

(Kosova Sot Online )