Lexoni edhe:
Katër të vdekur dhe mbi 1 mijë e 700 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar pas suspendimit prej tri ditësh të zyrtarit policor, Amir Hoxha.
Ajo tha se tendenca për ta heshtur kritikën është cenim i demokracisë.
Më tutje, Halimi tha suspendimi i zyrtarit policor është në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare dhe se krijon precedent kundërt lirisë së shprehjes.
Katër të vdekur dhe mbi 1 mijë e 700 raste të reja me COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
“Tendenca për ta heshtur kritikën, duke përdorur mekanizmat shtetërorë, përveç se është në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare, është cenim i madhë i demokracisë dhe krijon precedent të tmerrshëm kundër lirisë së shprehjes. Qeveria, institucionet shtetërore dhe policia duhet të përdorin të gjitha mjetet që me çdo kusht ta ruajnë këtë liri kushtetuese, e jo t`i përdorin ato si mjet për t`ia mbyllur gojën, kujtdo që e kritikon pushtetin. Në vend se kjo qeveri të kujdeset për sigurimin e kushteve të dinjitetshme për Policinë e Kosovës, ajo po kujdeset që t’i mbajë të nënshtruar nëpërmjet disiplinimit dhe kontrollit të tyre”, ka shkruar Halimi në një postim në “Facebook”.
Publikimi i shpenzimeve të deputetëve të Kuvendit për naftë, ka nxitur një reagim masiv të shoqërisë. Kritikë për shpenzimet e mëdha të deputetëve për naftë ka bërë edhe polici i Kosovës, Amir Hoxha. Teksa ka kritikuar, Hoxha ka përmendur faktin se si policët nuk janë duke i marr shtesat as për punë jashtë orarit e as për shujta, e që deputetëve u paguhen edhe karburantet për të shkuar në punë. Kjo kritikë publike përmes një postimi në “Facebook”, Hoxhës i ka kushtuar me suspendim prej 3 ditësh.
Ai pretendon se është suspenduar për arsyen se ka kryer shkelje të rëndë disiplinore duke u ankuar në rrjete sociale.
“Sapo mora njoftimin per suspendim të përkohshëm timin në afat prej 3 ditesh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time per mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë . Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam kryer veper penale apo shkelje të rëndë disciplinore , e që me sa dij unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës ” fjala e lire apo shprehja e nje paknaqesie e cila eshte e bazuar ne ligj” nuk paraqet vepër penale”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
(Kosova Sot Online)