Lexoni edhe:
Katër të vdekur dhe mbi 1 mijë e 700 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Një barnatore në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë është kapluar nga zjarri.
Detaje për këtë rast ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Katër të vdekur dhe mbi 1 mijë e 700 raste të reja me COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
Ajo tha se nuk ka të lënduar nga ky incident, teksa ka konfirmuar se Policia ka nisur hetimet për t’i sqaruar rrethanat që ndërlidhen me rastin.
“Në ora 13:30, policia është njoftuar për një zjarr në një barnatore ,në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.
(Kosova Sot Online)