Këtyre moshave u takojnë 8 viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë

  • A.P /
  • 07 February 2022 - 15:47
Këtyre moshave u takojnë 8 viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë

8 viktima janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë treguar se 4 viktima, 2 burra dhe 2 gra janë të moshës 60-69 vjeçare dhe janë nga komuna e Prishtinës, Kllokotit, Obiliqit dhe Mitrovicës.

Një viktimë është e moshës 70-79 vjeçare nga komuna e Obiliqit, ndërsa 3 viktima, 2 gra dhe 1 burrë janë mbi 80 vjeç dhe janë nga komuna e Klinës, Vushtrrisë dhe Skenderajt.

(Kosova Sot Online)