Publikohet video e nxënësve duke bërë ‘akrobacione’ në orën e mësimit të profesorit Lulzim Paci

  • A.P /
  • 07 February 2022 - 19:30
Publikohet video e nxënësve duke bërë ‘akrobacione’ në orën e mësimit të profesorit Lulzim Paci

Profesori nga Vushtrria Lulzim Paci, i cili u bë i njohur për publikun pas publikimit të një video në Tik Tok, duke vallëzuar, po vazhdon të komentohet, tani për punën e tij.

Për vallëzimin e tij ai u linçua në rrjetet sociale, përfshirë deputeten e Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani, e cila kërkoi të merren masa ndaj tij.

E në mbrojtje të tij dolën shumë qytetarë, përfshirë figura të njohura të artit e showbizit.

Pak ditë më vonë ka qarkulluar një video në rrjetet sociale, ku shihen nxënëit duke bërë akrobacione gjatë orës së profesorit Lulzim Paci.

Sipas videos, nxënësit e Gjimanzit “Eqrem Çabej” shihen duke bërë veprime të pazakonshme në një orë mësimi, teksa profesori Paci ishte i ulur në tavolinën e tij.


(Kosova Sot Online)