Krasniqi: Kriza me rrymë është në gjithë botën, por Qeveria po ua faturon të varfërve

  • A.P /
  • 08 February 2022 - 22:15
Krasniqi: Kriza me rrymë është në gjithë botën, por Qeveria po ua faturon të varfërve

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se kriza me energji elektrike është e pranishme në të gjithë botën, por ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk ka arritur të marrë masa për këtë.

Krasniqi po ashtu ka hedhur akuza tek Qeveria Kurti se po ua faturon shtrenjtimin e rrymës klasës së varfër.

“Mos më keqkuptoni. Unë e di se ka krizë në të gjithë botën. Por çfarë ka bërë kjo qeveria jonë. Qeveria e këtij vendi. Ajo po ua faturon këtë të varfërve. Ata do ta ndjejnë shtrenjtimin e energjisë elektrike. Bizneset e mëdha po shpëtojnë. Bizneset e volga nuk e bëjnë dallimin këtu. Këtu po përfiton vetëm KEDS- dhe bizneset e mëdha. Këta po i shpëton Qeveria”, tha Krasniqi

Krasniqi po ashtu ka thënë se nuk e ka pritur një vendim të tillë nga një qeveri që thirret si parti e qendrës së majtë.

Ai ka shtuar se Qeveria është treguar e paaftë të ndalë pasojat dhe se paratë që i ka dhënë KEDS-it janë të qytetarëve. 


(Kosova Sot Online)