I futi 10 euro në dokumente si ryshfet për policin, ngrihet aktakuzë kundër shtetasit të Shqipërisë

  • E.K /
  • 09 February 2022 - 10:21
I futi 10 euro në dokumente si ryshfet për policin, ngrihet aktakuzë kundër shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë, për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se i dyshuari M.D. më 8 janar në vendkalimin kufitar në Vermicë, ikishte vendosur 10 euro në lejen e qarkullimit të automjetit, si ryshfet për policin kufitar që ishte në detyrë.

“Sipas aktakuzës, me datë 08.01.2022 rreth orës 00:15 minuta, në vendkalimin kufitar të Vërmicës, i akuzuari M.D., në mënyrë tërthortë i ofron përfitim personit zyrtar përkatësisht policit kufitar A.Sh., që ai të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare në atë mënyrë që gjatë kalimit të pikës kufitare të Vërmicës nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës,  me kamionetën e tipit “Mercedes”, për t’i krijuar lehtësirë vetes pasi nuk kishte autorizim të vulosur për drejtimin e kamionetës nga pronari M.Th., nga fshati Shkarashnik-Malishevë,  i akuzuari M.D., i prezanton dokumentet e kërkuara nga ana e personit zyrtar policisë kufitare ku në mes të dokumenteve në lejen e qarkullimit të automjetit kishte vendosur 10 euro ryshfet për policin kufitar i cili ishte në detyrë”, ka bërë të ditur Prokuroria.

(Kosova Sot Online)