Mbi 2 mijë qytetarë gjobiten për shkelje në trafik

  • E.K /
  • 09 February 2022 - 10:53
Mbi 2 mijë qytetarë gjobiten për shkelje në trafik

Policia e Kosovës ka gjobitur 2,022 qytetarë për kundërvajtje në trafik.

Policia po ashtu ka shqiptuar edhe 165 gjoba për personat që nuk i kanë respektuar masat e vendosura kundër virusit Covid-19.

Ndërkaq në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 16 persona. Katër prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa gjashtë të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot Online)