
Lexoni edhe:
Së shpejti në pranga hajnat e mëdhenj që na shiteshin me moral politik e patriotik!
Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj sot rreth orës 10:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në hyrje të Kaçanikt ka ndaluar shoferin me inicialet F.RR (M/K) 34 vjeçar i cili po drejtonte automjetin e udhëtarëve nën masën mbrojtëse , ndalimi i drejtimit të automjetit ( heqja e patentë shoferit) për 6 muaj nga data: 21.10.2021-22.04.2022.
Së shpejti në pranga hajnat e mëdhenj që na shiteshin me moral politik e patriotik!Lexoni edhe:
Në lidhje me këtë policia, shoferit i shqiptoi edhe një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, nga neni 250.4 , “prej 300 euro dhe ndaj tij vazhdohet masa e ndalimit të patentë shoferit edhe për 6 muaj të tjerë”, njofton policia.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e atuomjeteve që të respketojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, apelon policia.
(Kosova Sot Online)