Së shpejti në pranga hajnat e mëdhenj që na shiteshin me moral politik e patriotik!

Së shpejti në pranga hajnat e mëdhenj që na shiteshin me moral politik e patriotik!

Hajrullah Tërnava

  • 09 February 2022 - 07:47

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Të korruptuarve ka filluar të ju prishet gjumi e rehatia prandaj qytetaret duhet ta ruajnë durimin dhe ta ushqejnë shpresën se ditë të mira për të gjithë qytetaret janë në dukje e sipër, dhe së shpejti do të kenë edhe raste kur për krime të larta do të përgjigjen edhe personalitete politike, që deri më tani popullit i kanë shitur moral patriotik, dhe me këto veprime edhe shteti do ti përngjaj shtetit të vërtetë demokratik dhe shtetit të së drejtës e zbatimit të ligjit.

Situata e kriminalizuar në Kosovë është instaluar që nga paslufta e deri më tani. Kjo është tepër alarmuese dhe për tu habitur. Jemi dëshmitar se si pushtetarëve të deri tashëm iu jepeshin vërejtje ndërkombëtarët që ta luftojnë krimin n që e ka kapluar Kosovën por këta fare nuk shqetësoheshin për këto vërejtje sipas të cilave ju bëhej me dije se pa e luftuar krimin nuk mundë ta fitomë as Liberalizimin e vizave. Përkundrazi po ata qeveritar-Kryeministra e ministra organizonin edhe ahengje me stafin e tyre, dhe e gënjenin popullin duke ju thënë se liberalizimi i vizave ka ndodhur para dy ditëve. Mashtruesi e përgëzonin popullin me fjalët: urime për këtë sukses të Liberalizimit të vizave edhe ngisnin dolli dhe e festonin rrejshëm.

Për këto mashtrime e festime të rrejshme në luftën kundër korrupsionit dhe kinse fitoren e liberalizimit të vizave populli është dëshmitar që i ka përcjellur mes TV ekraneve. Prandaj populli i Kosovës duke i pasur këto përvoja parasysh është i dëshpëruar, dhe derisa nuk del një Qeveri që do ta luftoj krimin në përgjithësi, e në mënyrë të pamëshirshme ti burgos të gjithë ata kriminelë që në baza kriminale janë pasuruar skajshmërisht, vështirë se do ti kthehet besimi qytetarit në zbatimin e ligjit në Kosovë. Mënyra se si e ka filluar luftimin e krimit Qeveria Kurti, na jep shpresë që të besohet për një të ardhme më të mirë për shtetin e Kosovës, sepse gjithçka çka është ndërmarr deri më tani sa është në pushtet kjo qeveri, i kemi sinjalet pozitive se është zgjedhur rruga efikase e luftimit të krimit në përgjithësi, dhe gati po bëhet viti që janë në pushte kjo Qeveri, e deri më tani as që dyshohet për ndonjë afër kriminale të këtyre pushtetarëve, prandaj është për tu alarmuar dhe me supozua, për nivelin e lartë të dyshimeve për krim e korrupsion të zyrtarëve të lartë të cilët e fshehin pasurinë e tyre, për të cilët Agjencioni Kundër Korrupsion informon se vetëm gjatë muajit janar janë shqyrtuar numër rekord i denoncimeve dhe realizim i hetimeve që mundë të bëjnë bazë për kallëzime penale.

Nga fusha e Deklarimit të pasurisë, konfliktit të interesit dhe korrupsionit, vetëm në janar të këtij viti janë raportuar rreth 300 raste që u trajtuan nga Agjencia Kundër Korrupsionit. Agjencia kundër Korrupsionit përgjatë muajit janar 2022, pasi ka përfunduar hetimet në aspektin administrativ, ka trajtuar 298 raste të lidhura me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit për procesin e deklarimit të pasurisë, parandalimin e konfliktit të interesit, parandalimin e korrupsionit në prokurimin publik dhe raste te tjera të trajtuara sipas detyrës zyrtare. Nga Agjencia kundër Korrupsionit raportohet se ka zhvilluar procedurën e hetimeve paraprake për 167 raste, ka ushtruar dy kallëzime penale dhe 1 informatë që janë finalizuar në janar, ndërsa janë dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit në shkurt, si dhe një informatë është dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Në raport me veprimet për Kontroll te plotë të pasurisë, AKK njofton se ka përfunduar kontrolli i plotë të pasurisë për 80 raste, 20 nga rastet i janë nënshtruar kontrollit të plotë të pasurisë, janë bartur për hetim të mëtutjeshëm, ndërsa, për dy raste është hapur procedura, pas pranimit të denoncimeve. Po ashtu, në aspekt të parandalimit të konflikti të interesit, gjatë muajit janar 2022, AKK ka iniciuar 12 raste të reja, ka ofruar 9 përgjigje për subjektet që kanë adresuar kërkesa për sqarim te situatave të dyshuara për konflikt të interesit, si dhe janë mbyllur 9 raste tjera të trajtuara, nga të cilat një është detyruar me dorëheqje të zyrtarit të lartë nga një funksion publik. Tani na bënë me dyshua se është lënë qëllimisht ky Agjencion nga ana e Prokurorisë së shtetit dhe asaj Speciale, pasi që dosjet e tyre lidhur me zyrtarët e lartë publik, janë argumentet më të dëshmuara dhe të pa kontestueshme lidhur me mënyrën e pasurimit antiligjor, abuzimin e ligjit dhe arritjen e shpejtë të pasurisë enorme, e që në raste të shumta ndërlidhet me zbulimin e zinxhirit ndikues të shfrytëzimit për përfitime marramendëse edhe duke qenë në konfliktin e interesit. Nga vetë shpjegimi i deri tanishëm, del konstatimi se lufta kundër krimit është kah zhvillohet me sukses, ndoshta në atë të nivelit që e dëshiron populli, por s’mpaku kjo Qeveri dallon nga ato të mëparshmet që fare nuk janë angazhuar për ti luftuar dukuritë kriminale sepse ishin vetë pjesë e krimit dhe korrupsionit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".