Policia ndalon veturën, pasagjerit i gjendet armë pa leje

  • E.K /
  • 09 February 2022 - 15:35
Policia ndalon veturën, pasagjerit i gjendet armë pa leje

Njësiti patrullues nga stacioni policor në Dardanë sot në një pikë kontrolli në fshatin Novoselë, gjatë ndalimit të një automjet me targa  vendore  për kontroll rutinë, te pasagjeri në brezin e tij gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një armë të tipit pistoletë cal 7.65 mm pa fishekë .

Në lidhje me këtë rast  i dyshimit H. H.  i lindur në vitin 1982 është shoqëruar në stacioni policor ne Dardanë, ku i njëjti është intervistuar.

“Për rastin është informuar prokurori i shtetit i cili urdhëroi që të iniciohet kallëzim penal për rastin “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve””, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti dërgohet në procedurë të rregullt në gjykatë.

(Kosova Sot Online)