Mbi 200 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në Kosovë janë nën moshën 30 vjeçare

  • A.P /
  • 09 February 2022 - 16:44
Mbi 200 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në Kosovë janë nën moshën 30 vjeçare

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 5 viktima dhe 1 mijë e 140 raste të reja me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj kohe pozitiv me COVID rezultuan 85 persona të moshës 10-19 vjeç, 155 të moshës 20-29 vjeç, 194 të moshës 30-39 vjeç dhe 212 të moshës 40-49 vjeç.

28 të infektuar janë mbi 80 vjeç ndërsa 74 të moshës 70-79 vjeç.

Nga MSH kanë treguar po ashtu se viktimë e COVID-19 gjatë kësaj kohe është një burrë i moshës 50-59 vjeçare nga Komuna e Prishtinës, një burrë dhe një grua të moshës 60-69 vjeçare nga Komuna e Prishtinës dhe Vushtrrisë, një burrë i moshës 70-79 vjeçare nga Komuna e Vitisë dhe një grua mbi 80 vjeç nga Komuna e Drenasit.

(Kosova Sot Online)