Bënte manovra me veturë në borë – Gjobitet vozitësi në Gjilan

  • A.P /
  • 09 February 2022 - 22:22
Bënte manovra me veturë në borë – Gjobitet vozitësi në Gjilan

Policia e Kosovës ka gjobitur një vozitës në Gjilan që u pa duke bërë manovra me veturë.

Sipas njoftimit policor, personi ka rrezikuar komunikacionin rrugor, duke kaluar nga një shirit në tjetrin.

Policia ka publikuar pamjet.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NjRKRr) falë bashkëpunimit të mediave ka pranuar një video dhe në bazë të sajë është identifikuar kundërvajtësi, i cili me veprimet e tij ka rrezikuar komunikacionit rrugor duke bërë manovrim të pa sigurtë në rrugë duke kaluar nga njëri shirit në tjetrin. Për këtë veprim ndaj tijë është shqiptuar gjobë”, njoftoi PK-ja.


(Kosova Sot Online)