Mërgimtari ofron kaq para për policin e suspenduar, propozon që diaspora ta hap një fond për ta ndihmuar

  • E /
  • 11 February 2022 - 12:39
Mërgimtari ofron kaq para për policin e suspenduar, propozon që diaspora ta hap një fond për ta ndihmuar

Mërgimtari Fatmir Hasani që jeton në Gjermani ka bërë një propozim që të hapet një fond për ta ndihmuar policin Amir Hoxha

Hasani përmes një postimi në Facebook u shpreh i gatshëm që t’i ndihmojë me 100 euro dhe bëri apel që këtë ta bëjnë edhe të tjerët në diasporë.

“E kam nje propozim une jam i gatshem me ba nje fond mi ndihmu policit Amir Hoxha une jam i gatshem mi ndihmu 100 Euro ju bei apel Te gjithëve ne diasporë”, ka shkruar ai.

Hoxha ishte suspenduar për shkak se në llogarinë e tij në Facebook kishte kërkuar pagesat e shujtave për policë të cilat nuk janë ekzekutuar ende, ndërkohë që edhe reagoi pasi në media u publikuan shpenzimet prej mijëra eurove të deputetëve të Kuvendit për udhëtime.

(Kosova Sot Online)