Regjistrohet vdekja e parë nga virusi i minjve

  • E.K /
  • 12 February 2022 - 10:54
Regjistrohet vdekja e parë nga virusi i minjve

Është regjistruar vdekja e parë në Mbretërinë e Bashkuar nga ethet Lassa e virusit të rrallë të miut. Dy raste të tjera janë duke u hetuar në vijim.

Në një deklaratë, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tha se rasti i konfirmuar me ethet Lassa e çoi numrin total të rasteve të virusit në tre, raporton LadBible.

Në deklaratë thuhet: “Po kontaktojmë me individët që kanë pasur kontakt të ngushtë me rastet para konfirmimit të infektimit të tyre, për të ofruar vlerësimin, mbështetjen dhe këshillat e duhura. Rreziku për publikun e gjerë mbetet shumë i ulët.”

Infektimi nga virusi mund të ndodhë nëpërmjet ushqimit ose sendeve shtëpiake që janë kontaminuar me urinë ose feçe të minjve të infektuar.

Simptomat mund të jenë dhimbje koke deri te dhimbjet e fytit ose të vjellat. Megjithatë, mund të ketë edhe gjakderdhje nga goja, hunda ose organet gjenitale.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë: “Njerëzit zakonisht infektohen me virusin Lassa përmes ekspozimit ndaj ushqimeve ose sendeve shtëpiake të kontaminuara me urinë ose feçe të minjve të infektuar Mastomys.”

(Kosova Sot Online)