Lëndë narkotike në të brendshme, kontrolli i rastësishëm e kap “mat” shqiptarin

  • A.P /
  • 13 February 2022 - 10:18
Lëndë narkotike në të brendshme, kontrolli i rastësishëm e kap “mat” shqiptarin

Policia italiane ka vënë në pranga një 20 vjeçar shqiptar i cili është kapu duke lëvizur me drogë.

Mediat italiane bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë gjatë një kontrolli rutinë të karabinierëve në rrugë të cilit i gjetën lëndë narkotike jo vetëm në makinë por dhe të fshehur në të brendshmet e tij.
 

Ndalimi i rij është bërë në Genoa.

Në kuadër të këtij kontrolli shqiptarit identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 130 gramësh kanabis. Policia i sekuestroi dhe një shumë prej 1200 eurosh që dyshohet se vinte nga aktiviteti i shitjes së lëndëve narkotike.

(Kosova Sot Online)