Rritet në 5 euro çmimi i biletës së autobusit në linjën Prishtinë-Gjakovë

  • E.K /
  • 14 February 2022 - 10:49
Rritet në 5 euro çmimi i biletës së autobusit në linjën Prishtinë-Gjakovë

Në vazhdën e rritjes së çmimeve është rritur edhe çmimi i biletës në linjën Gjakovë-Prishtinë. Nga katër euro sa ishte, është bërë pesë euro.

Këtë lajm e ka bërë të ditur një prej kompanive që funksionon në vend.

Kompania “Sharr Travel” veçse ka njoftuar se linja Prishtinë-Gjakovë dhe anasjelltas tani e tutje çmimin e biletës së udhëtimit do ta ketë 5 euro.

“Linja Prishtinë Gjakovë Prishtinë. Të nderuar klient bazuar në çmimet e larta të furnizimit me derivate të naftës e që për transport të udhëtarve me autobusë është lëndë e parë furnizuese, nga sot çmimi i biletës Prishtinë Gjakovë është 5 €. Sharr Travel ju dëshiron rrugë të mbarë!”, njofton Sharr Travel, transmeton Gazeta Express.

Duke mos përfunduar me kaq, përveç se rritje të çmimeve kanë pësuar edhe produktet ushqimore së fundmi është rritur çmimi i energjisë elektrike, rritje të çmimit ditë më parë kanë paralajmëruar edhe nga kompania e ujësjellësit, por edhe nga Gastronomia.

(Kosova Sot Online)