Policia e krimeve ekonomike 'zbarkon' në ASK, po hetohen tri kontrata

  • A.P /
  • 14 February 2022 - 20:07
Policia e krimeve ekonomike 'zbarkon' në ASK, po hetohen tri kontrata

Sipas burimeve brenda Agjencisë se Statistikave, një ekip hetimor i policisë së krimeve ekonomik, po zhvillon hetime në ASK rreth disa lëndëve.

Dyshimet e para janë se zëvendëskryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Ilir Berisha, së bashku me dy drejtorët e departamenteve në ASK dhe menaxherin e prokurimit në ASK kanë bërë vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, keqmenaxhim, falsifikim të dokumenteve dhe dëmtim të rëndë të buxhetit të shtetit, duke blerë pajisje të TI-së pa mbulesë.

Po sipas burimeve brenda ASK-së, del se të njëjtit, pra zëvendës Kryeshefi Ekzekutiv Ilir Berisha ka qenë edhe më parë i dënuar për keqpërdorim të donacioneve të Komisionit Europian, ndërsa Drejtori Avni Kastrati është shkarkuar nga Kryeministri i Kosovës nga pozita e Kryeshefit te ESK-se në vitin 2009 për shkelje të mëdha ligjore keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas këtyre burimeve, deri më tash janë duke u hetuar tri kontrata dhe një konkurs për  32 pozita në ASK që janë realizuar në fillim të vitit 2021.

(Kosova Sot Online)