Sot mblidhen dy komisione parlamentare

  • E.K /
  • 16 February 2022 - 08:26
Sot mblidhen dy komisione parlamentare

Në Kuvendin e Kosovës, këtë të mërkurë do të mblidhen dy komisione parlamentare.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të nis diskutimin nga ora 10:00 e mëngjesit për dy marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërsa, Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë që do të fillojë nga po e njëjta orë, do të bëjë shqyrtimin e draftplanit të punës së Komisionit për vitin 2022.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Projektligji nr.08/L-126 për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë;
3. Projektligji nr.08/L-127 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave;
4. Diskutim rreth hartimit të Planit të Punës së Komisionit për vitin 2022;
5. Të ndryshme.
Vendi: C203
Koha: 10:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Rend i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së komisionit, të mbajtur më 24.01.2022;
3. Shqyrtimi i draft-planit të punës së Komisionit për vitin 2022
4. Të ndryshme.

Vendi: N302
Koha: 10:00

(Kosova Sot Online)