E goditi babain me bisht sëpate, prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

  • A.P /
  • 16 February 2022 - 16:24
E goditi babain me bisht sëpate, prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për personin që dyshohet se e ka goditur me bisht të sëpatës babën e tij.

Ngjarja ka ndodhur para dy ditës në Malishevë.

“Prokuroria njofton se, më 14.02.2022, në komunën e Malishevës saktësisht ne shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri me dashje dhe me mjet të fortë, i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit, babait të tij N.K.  Pas një mosmarrëveshje, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke e  goditur dy herë në regjionin e shpinës me një bisht sëpate, kështu duke i shkaktuar të dëmtuarit  lëndime të lehta trupore, të përshkruara në raportin mjekësore të lëshuar nga QKMF Malishevë. Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K.,  ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit F.K.,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin.1.4 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se, më 14.02.2022, në komunën e Malishevës saktësisht ne shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri me dashje dhe me mjet të fortë, i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit, babait të tij N.K.

Pas një mosmarrëveshje, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke e  goditur dy herë në regjionin e shpinës me një bisht sëpate, kështu duke i shkaktuar të dëmtuarit  lëndime të lehta trupore, të përshkruara në raportin mjekësore të lëshuar nga QKMF Malishevë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K.,  ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

I pandehuri,  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 15 shkurt 2022.


(Kosova Sot Online)