Putin ka mashtruar, NATO thotë se ai po çon më shumë forca në kufi më Ukrainën

  • A.P /
  • 16 February 2022 - 17:12
Putin ka mashtruar, NATO thotë se ai po çon më shumë forca në kufi më Ukrainën

Rusia po e fuqizon prezencën e saj ushtarake në kufirin me Ukrainën duke sjellë trupa të reja ka deklaruar Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg duke përgënjeshtruar presidentin rus Vladimir Putin se ka tërhequr një pjesë të forcave ruse nga kufiri me Ukrainën.

Pavarësisht se presidenti Putin paralajmëroi një tërheqje të “pjesshme” të trupave ushtarake, Sekretari Stoltenberg paralajmëroi se kapaciteti ushtarak rus po rritet në numër dhe në fuqi, shkruan The Guardian.

Ish-kryeministri norvegjez tha se NATO duhet të jetë e “përgatitur për më të keqen” duke shpresuar se sinjalet nga Putini janë dëshmi e një dëshire për gjetjen e një zgjidhje diplomatike të krizës.

Stoltenberg u tha gazetarëve në Bruksel se nuk po shihet asnjë deeskalim nga ana e Rusisë në terren.

“Ne jemi duke e monitoruar situatën nga afër se çfarë veprime po ndërmerr Rusia në Ukrainë dhe rreth saj. Çka po shohim ne është se ata kanë rritur numrin e trupave dhe trupa tjerë janë rrugës dhe deri tani s’ka deeskalim. Por natyrisht ne marrim parasysh deklaratat për diplomaci dhe jemi të gatshëm të angazhohemi në përpjekjet diplomatike me Rusinë”, tha ai.

Sekretari i NATO-s megjithatë u shpreh se faktet në terren “bie ndesh me mesazhin e përpjekjeve reale diplomatike”


(Kosova Sot Online)